INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Me nusen'/ Modelja shqiptare MOHOI lidhjen, tani kurorëzohet në xhami me Robin Krasniqi

'Me nusen'/ Modelja shqiptare MOHOI lidhjen, tani kurorëzohet në xhami me Robin Krasniqi

Publikuar më: 17:31 20-11-2021

Ditë më parë u përhap lajmi se Robin Krasniqi është fejuar me modelen Marigona Krasniqi.

Ka qenë kjo e fundit që ka nxitur thashethemet duke publikuar një unazë, fotografi që më pas e fshiu. E ftuar në emision ajo mohonte fejesën madje as nuk pranoi se i dashuri i saj ishte boksieri i njohur.


Mirëpo, Robin e nxorri “bllof” pasi e bëri publike lidhjen e dashurisë me modelen dhe tani pak ditë më pas çifti janë kurorëzuar sipas parimeve islame në xhaminë e Mati-1 në Prishtinë.

Pasi kryerjes së kësaj cermonie Hoxhë Fadil Musliu i ka uruar çiftit mbarësi në jetën bashkëshortore.

“Sot në xhaminë Mati-1 në Prishtinë, kampioni botëror Haxhi Krasniqi e bëri kurorëzimin sipas parimeve fetare islame. Kurorëzimin e bëri para hoxhallarëve të nderuar: Hoxhë Fadil Musliu Imami i xhamisë, hoxhë Ekrem Avdiu imam nga Mitrovica si dhe hoxhë Xhelal Kaloshi imam në Gjermani. Zoti e bekoftë çiftin e ri dhe ju dhashtë mbarësi në jetën bashkëshortore”, ka thënë Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434