INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Ermal Mamaqi zbulon për herë të parë portretin e vajzës së tij Sia dhe është kaq e ëmbël! [VIDEO]

Më në fund! Ermal Mamaqi zbulon për herë të parë portretin e vajzës së tij Sia dhe është kaq e ëmbël! [VIDEO]

Publikuar më: 11:42 10-07-2019

Ata janë një ndër familjet më të bukura dhe të dashur për publikun Shqiptar dhe e kemi fjalën për familjen Mamaqi.

Prej disa ditësh Ermali së bashku me familjen e tij kanë nisur pushimet, të cilët janë parë edhe nën shoqërinë e modelit të famshëm shqiptar Ronald Leka.

Më në fund, ata kanë gjetur qetësine dhe janë shumë të lumtur në këto ditë pushimi që po I kalojnë së bashku pas shumë angazhimeve që kanë pasur në profesionet e tyre.

Janë të dy shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale ku ndajnë foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, Ami ka postuar një video në “InstaStory” ku shihen Ermali me vogëlushen në krah dhe një nga të ftuarit duke kërcyer, por ajo çfarë na bëri përshtypje ishte se çifti kanë vendosur që për herë të parë të shfaqin portretin e vajzës së tyre, dhe mund të themi që është shumë e bukur dhe e ëmbël.

Duke e parë me vëmendje videon mund të themi se vogëlushja ka një ngjashmëri shumë të madhe me babain e saj Ermalin dhe shpresojmë shumë që kur të rritet të jetë po aq gazmor dhe i suksesshëm sa ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039761066436768