INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi e krahason me një DERR, shihni si i kthehet Olti Curri: Unë jam…[FOTO]

Ermal Mamaqi e krahason me një DERR, shihni si i kthehet Olti Curri: Unë jam…[FOTO]

Publikuar më: 15:36 05-07-2019

Ermal Mamaqi është një ndër moderatorët më të njohur shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Ai njihet për sarkazmat e tij të shumta, të cilat përveç se në emision, i bën edhe në rrjetet sociale ku jo rrallë herë ngacmon personazhet e njohur publikë.

“Viktima” e tij e rradhës ishte pikërisht Olti Curri. Ermali ka ndarë me ndjekësit e shumtë një foto ku shfaqet duke përqafuar një statujë të një derri, por ka etiketuar Olti Currin pasi shkroi: “Një përqafim me Olti Currin.”

Nëse mendoni se Olti e priti keq këtë postim, gaboheni, madje edhe ai i është kthyer me shaka, teksa u përgjigj: “Pooo qeka derr i egër, unë jam (emoji me sytë e mbyllur).

Epo fundja, shaka ishte!

kiatkt.png

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719