INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olti Curri ''e ngacmon'' në foton seksi me bikini, por shihni si i kthehet Luana Vjollca: Të falen…[FOTO]

Olti Curri ''e ngacmon'' në foton seksi me bikini, por shihni si i kthehet Luana Vjollca: Të falen…[FOTO]

Publikuar më: 12:03 24-06-2019

Pas publikimit të 3 videoklipeve, dy ndër to bashkëpunime me këngëtarë të njohur, Luana Vjollca ka vendosur të pushojë disa ditë në Maldive. Nuk është hera e parë që Luana viziton këtë vend, sepse brenda vitit ajo ka qenë disa herë.

Moderatorja ka postuar një foto në rrjetin e saj social “Instagram”, ku shihet me rroba banjo të zeza, trupin ngjyrë çokollate dhe mjaft provokuese. Luana gëzon super forma trupore dhe normalisht nuk ngurron që t’i ekspozojë sa herë t’i jepet mundësia.

Ajo ka marrë shumë komente në këtë postim dhe një ndër më pikantët ishte pikërisht ai i Olti Currit.

Blogeri i njohur i ka shkruar: “Ja këtu të kisha komshije do ishte perfekte”, si për të na lënë të kuptojmë se edhe ai do donte të ishte në Maldive, ndërsa Luana nuk hezitoi t’i kthejë përgjigje pasi i shkroi: “Haaa sot që ke ditëlindjen të falen komentet, happy birthday”.

VJOLLCAa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045900344848633