INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''S’po të them GAY se…''/ S’ndalet SHERRI mes tyre! Noizy i thotë etiketo lokalin se të japin pije falas, ja si i kthehet Olti! [FOTO]

''S’po të them GAY se…''/ S’ndalet SHERRI mes tyre! Noizy i thotë etiketo lokalin se të japin pije falas, ja si i kthehet Olti! [FOTO]

Publikuar më: 08:25 14-06-2019

Një debat virtual ka nisur së fundmi mes reperit, Noizy dhe Olti Currit.

Ky sherr me fyerje dhe ofendime nisi pasi Olti posti një foto të Noizyt dhe e ironizoi atë lidhur me kartën e studentëve. Reperi e ka lexuar këtë postim dhe ka vendosur që t’i përgjigjet Oltit, duke e ofenduar në statusin e tij.

“Olti Curri ? rob I dështum nga jeta ? s’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentët është me ulje firma @illyrianbloodline që për 1 vit ka bërë më shumë seç do bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50€ ? peace and love bro ? të fala gjitha portaleve tani. Ps: nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për të firmosur një kontratë, por ti s’di çfarë janë kontratat, se je blogger”!”, shkruan Noizy në profilin e tij në “Instagram”, ku ka ripublikuar foton që kishte zgjedhur Curri.

zinjjo.jpg

 

Ky i fundit nuk ka qëndruar pa iu përgjigjur reperit, madje ai ka treguar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga fansat e Noizy-t.

“Hahahahah Noizy e paska bo përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë por të mbarojë abetaren dhe pastaj kismet. Ato lekët çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket po ma lyp, por s’të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim”, ia pret Olti.

stre.jpg

 

Por Noizy se ka lënë me kaq dhe në një foto të fundit të Oltit ka lënë një koment ku shkroi:

"Bej tag lokalit te japin pije falas, dhe Merru me punt e tjerve, se vet ske. ? Deshtak"

dst.jpg

 

Olti nuk hezitoi t’i kthejë përgjigje dhe ia ktheu: “Hahaha ik te Portokalli se na gajase me humor se me këngë spo bën gjo. Të gjitha njësoj ke 10 vjet. Deshtak kronik”.

njesoj.png

Article Logic
Execution time: 0.0033440589904785