INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para se të bëhej super-star në muzikë, Dua Lipa paska qenë aktore në serialin e njohur shqiptar dhe ne e paskemi humbur [VIDEO]

Para se të bëhej super-star në muzikë, Dua Lipa paska qenë aktore në serialin e njohur shqiptar dhe ne e paskemi humbur [VIDEO]

Publikuar më: 14:57 05-07-2019

Sot Dua Lipën e njohim si superyllin botëror, që po na bën shumë krenarë në industrinë e muzikës ndërkombëtare, por përpara se ne të binim në dashuri me të dhe muzikën e saj Dua ka qenë aktore. 

Po, po! Me siguri të gjithë e keni parë vogëlushen që luante në serialin komedi “Familja Moderne” që doli në vitin 2005.

Dua luante rolin e një vajze të vogël në shkollë, e cila në serial ishte mike e personazhit Robert, i luajtur nga aktori Lekë Berisha.

Skena kur shfaqej Dua, ishte xhiruar në Londër, kryeqytetin britanik ku Dua ka lindur dhe është rritur!

Madje ky rol sado i vogël i këngëtares është cituar edhe në faqen e saj në Wikipedia, si shfaqja e saj e parë televizive në të cilën Dua ka marrë pjesë.

Duan si aktore mund ta shihni në minutën e 14.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939