INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gishti i mesit për kë? Ermal Mamaqi e quajti ''NOIZY'' këngëtarin e njohur shqiptar, reagon reperi, ja ç’bëri! [FOTO]

Gishti i mesit për kë? Ermal Mamaqi e quajti ''NOIZY'' këngëtarin e njohur shqiptar, reagon reperi, ja ç’bëri! [FOTO]

Publikuar më: 13:30 17-06-2019

Pas eksperiencës në muzikë dhe aktrim, tani Ermal Mamaqi është kthyer në një nga moderatorët më të njohur shqiptarë. Prej vitesh ai moderon një emision të tijin dhe pëlqehet shumë nga publiku, por Ermali është një komedian i suksesshëm edhe në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshmet.

Së fundmi ai ka publikuar një foto me artistët e njohur shqiptarë, Ylli Baka, Era Rusi dhe këngëtari Altin Sulku, por emrat e tyre Ermali i ka zëvendësuar me artistë të tjerë shqiptarë.

“Me Bes Kallaku, Remzije Osmani dhe Noizin gati për vrap nga liqeni”, ka shkruar me shaka Ermali. Pra Ylli Baka është Besi, Era Rusi është Remzija dhe Altini është Noizy sipas moderatorit.

Kjo foto e ka shkrirë së qeshuri Noizyn i cili ka komentuar disa emoji duke qeshur me lot, por edhe një emoji që ia bën me gishtin e mesit Altin Sulkut, kushëririt të tij. 

zuibni.jpg

 

Edhe Remzia ka reaguar duke i etiketuar të gjithë dhe ka vendosur disa emoji buzëqeshje dhe zemra.

Article Logic
Execution time: 0.003389835357666