INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund bizneset flasin, renditin vështirësitë me të cilat përballen

Më në fund bizneset flasin, renditin vështirësitë me të cilat përballen

Publikuar më: 09:26 30-04-2019

Banka e Shqipërisë pas një anketimi mësoi se shqetësimet serioze të bizneseve për vitin 2018 ishin vështirësitë nga konkurrenca dhe gjetja e tregjeve. Ndërmarrjet kanë dhënë opinionin e tyre mbi rëndësinë e disa problemeve, për të cilat iu është kërkuar të bëjnë një vlerësim me shkallë nga 1 deri në 10, ku 1 është shkalla më e ulët dhe 10 është shkalla më e lartë e vështirësisë. Elementi i konkurrencës vijon të jetë nga të gjitha grupet e bizneseve si faktori më i rëndësishëm kufizues në aktivitetin e tyre edhe gjatë periudhës së vrojtuar. Krahasuar me periudhën paraardhëse, rëndësia e këtij faktori vlerësohet disi në rritje për ndërmarrjet e mesme, por në rënie për ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha. Në të gjitha kategoritë e ndërmarrjeve, të vogla, të mesme dhe të mëdha pyetejet për konkurrencën u vlerësuan me 7 pikë. Gjetja e tregut, gjithashtu, vlerësohet si një tjetër faktor kufizues për zhvillimin e sipërmarrjeve të tyre për të tre grupet, por vlerësimi mbi këtë faktor ka qenë në rënie gjatë periudhës së vrojtuar. Problematikat lidhur me aksesin në financim dhe kostot e financimit vlerësohen në rritje nga ndërmarrjet e mesme, por në zbutje nga bizneset e vogla dhe të mëdha.
Institucionet ndërkombëtare dhe ekspertët sugjerojnë sfidat me të cilat po përballet dhe do të përballet biznesi janë të llojeve të ndryshme, por konkurrenca do të jetë gjithnjë e më vështirë për shkak se tregu shqiptar është dhe do të jetë gjithmonë e më i hapur me tregun europian, duke hequr tarifat dhe barrierat doganore të tregtisë. Ky proces do të rrisë trysninë për bizneset, duke shtuar nevojën për t’u bërë konkurrues, duke investuar në teknologji dhe duke rritur produktivitetin dhe cilësinë.

Article Logic
Execution time: 0.0017662048339844