INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fitimet e bizneseve në rënie permanente! Ja në cilat qytete ka më shumë problematika...

Fitimet e bizneseve në rënie permanente! Ja në cilat qytete ka më shumë problematika...

Publikuar më: 09:37 17-04-2019

Bizneset po kalojnë kriza të forta, aq sa shumë janë mbyllur dhe të tjerëve ju janë tkurrur fitimet në maksimum. Më shumë probleme duket se kanë bizneset e përqëndruara në qytete si Tirana, Elbasani dhe Vlora.
Bizneset në këto qytete kanë fituar më pak gjatë vitit 2018 në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se gjatë vitit të kaluar në disa qarqe të vendit të klasifikuara si më të mëdhatë është paguar më pak tatim mbi fitimin.
Në total të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin gjatë vitit 2018 ishin 9% më të larta se më 2017-en, por në tre qarqe ato kanë shënuar rënie. Në qarkun e Tiranës vitin e kaluar u grumbulluan si tatim mbi fitimin 7.1 miliardë lekë, nga 7.5 miliardë lekë më 2017, me një rënie 5.1%. Gjithsesi Tirana është kontribuuesi më i madh në taksa e tatime për shkak se ka përqendrim të lartë biznesesh. Gjatë vitit 2018 rreth 21% e tatimit mbi fitimin u pagua nga bizneset e qarkut të Tiranës, duke përjashtuar Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Kjo kategori e bizneseve VIP ka paguar 20 miliardë lekë tatim mbi fitimin më 2018, ose 70% të totalit të ardhurave nga Tatim Fitimi, teksa pjesa dërrmuese e tyre ushtrojnë aktivitetin në Tiranë.
Rënie të madhe të fitimeve kanë pësuar bizneset e Elbasanit gjatë vitit të kaluar. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin në këtë qark për vitin 2018 ishin 531 milionë lekë ose 18% më të ulëta se në 2017. Gjithashtu në qytetin e Vlorës arkëtimet nga Tatimi mbi Fitimin shënuan rënie vjetore me 0.2% më 2018.
Ndërsa qarqet më rritjen më të madhe të fitimeve të bizneseve ishin ato të Sarandës, Lezhës, Shkodrës, Durrësit, Korçës dhe Gjirokastrës.

Article Logic
Execution time: 0.0029199123382568