INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Evazion fiskal! Si mashtrojnë bizneset?

Evazion fiskal! Si mashtrojnë bizneset?

Publikuar më: 09:48 17-04-2019

Në vitin 2018 vlera e zbuluar e evazionit fiskal është në nivele shumë të larta, afro 16 miliardë lekë ose 130 milionë euro. Të dhënat e hetimit tatimor tregojnë se zëri i parë në madhësinë e evazionit fiskal është fshehja e qëllimshme e të ardhurave prej 6.5 miliardë lekësh. Ndërsa zëri i dytë është mospagim i të ardhurave me 5.4 miliardë lekë.
Skemat e mashtrimit të TVSH-së ishte zëri i tretë në madhësinë e evazionit fiskal të zbuluar vitin e kaluar. Mashtrimi me TVSH-në konsiderohet dhe si skema më e rrezikshme, pasi nëpërmjet saj persona mashtrues pa lidhje me biznesin përfitojnë lekë pas dhënë asnjë në kontribut në ekonomi.
Strukturat e hetimit në Administratën tatimore kanë zbuluar vitin e kaluar 12 skema të mashtrimit me TVSH të cilat kapën një vlerë prej 4.1 miliardë lekësh.
Mashtrimi me biznese fiktive për qëllime të rimbursimit të TVSH është një praktikë e njohur në vendin tonë. Rastet e zbuluara nga hetimi tatimor janë referuar në Prokurorinë e Tiranës. Nisur nga këto denoncime në fillim të këtij viti Prokuroria e Tiranës arrestoi 25 administratorë të kompanive fiktive për falsifikim faturash dhe skema mashtrimit me TVSH-në. Mashtrimi që kishin bërë këto kompani ishte rreth 18 milionë euro.
Hetimi tatimor ka vërtetuar se faturat false, që shënoheshin fruta dhe perime në nuk ishin të tilla. Produkti real ishte hekuri dhe betoni. Nga viti në vit është rritur numri i denoncimeve në prokurori për mashtrime me taksat. Gjatë 2015 ishin 153 referime në prokurori, në vitin 2017 ishin 165, ndërsa gjatë 2018 ka pasur 308 denoncime.

Article Logic
Execution time: 0.0042109489440918