INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Informaliteti, baret e restorantet në shënjestër të aksionit të ri

Informaliteti, baret e restorantet në shënjestër të aksionit të ri

Publikuar më: 15:43 12-04-2019

Së shpejti do të nis një fushatë e re kundër informalitetit. Më të shënjestruara do të jenë baret dhe restorantet. Kjo fushatë do të nis më 17 prill dhe do të jetë e përqendruar në sektorin e shërbimeve, kryesisht bare dhe restorante, duke i paraprirë kështu dhe afrimit të sezonit veror.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, në një takim me gazetarët qartësoi se, fushata është e konceptuar e qëndrueshme në kohë dhe më shumë në formë ndërveprimi me bizneset, duke shmangur agresivitetit e aksioneve të kaluara.
Përmes zbatimit të këtij plani, synohet rritja e përmbushjes vullnetare e tatimpaguesve, si dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e mbledhjes së detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936