INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund Beyonce u përgjigjet kritikave!

Më në fund Beyonce u përgjigjet kritikave!

Publikuar më: 10:11 06-04-2016

Beyonce publikoi një këngë të fuqishme para performancës së saj në “Super Bowl”, por kjo nuk e shmangu atë nga kritikat.

Nuk munguan atë që e cilësuan super hitin “Formation” si një këngë kundër policisë, madje edhe vetë forcat blu kërkuan nga Beyonce që të bënte një sqarim. Dhe tashmë duket se diva 34 vjeçare po ua plotëson dëshirën. Në një intervistë për “Elle”, ajo foli për këto thashetheme duke i kundërshtuar kategorikisht.

Beyonce deklaroi se kënga e saj përfaqëson artin e fuqishëm dhe ky lloj arti është i destinuar që të keqkuptohet. Ylli i shumë hiteve shton gjithashtu se është për policinë dhe familjet e tyrë që sakrifikojnë vetveten për t’i mbajtur të tjerët të sigurtë, por sqaron se është kundër brutalitetit policor dhe padrejtësive. Duket se këtu pikërisht fillon dhe mbaron “Formation”.

Article Logic
Execution time: 0.0047941207885742