INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bija e Paul Walker, e vendosur kundër Porsche

E bija e Paul Walker, e vendosur kundër Porsche

Publikuar më: 10:30 06-04-2016

Porsche mund të ketë fituar betejën me vejushën e Roger Rodas, por jo atë me vajzën e Paul Walker.

Sipas avokatit të Meadow Walker, Jeff Milam, fitorja e gjigandit të makinave ndaj bashkëshortes së shoferit që humbi jetën në një makinë me Paul Walker, nuk do të ndikojë aspak në çeshtjen e këtij të fundit. Ai ka shpjeguar për TMZ se dy çështjet i përkasin sistemeve të ndryshme ligjore duke qenë se ajo e Walker është ngritur në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit. Përpos kësaj ajo çfarë është më e rëndësishmja është se ndryshe nga Roger Rodas i cili vdiq menjëherë nga përplasja, Paul Walker humbi jetën për shkak të një defekti në makinën e llojit Porsche, i cili e mbajti aktorin të bllokuar deri sa shpërrthyen flakët. Me pak fjalë, sipas Meadow Walker, drejtësia nuk është vënë ende!

 

 

Article Logic
Execution time: 0.008080005645752