INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Më mungon...”/ Pra, Ledjana ka gënjyer dhe është në një lidhje?! Ja FOTO që u fshi menjëherë!

“Më mungon...”/ Pra, Ledjana ka gënjyer dhe është në një lidhje?! Ja FOTO që u fshi menjëherë!

Publikuar më: 18:35 14-02-2021

Një nga kokurrentet më të përfolura të programit ‘Pëputhen’ Lediana, duket se ka marrë sot një dhuratë, në ditën e të dashuruarve.

Vetë Ledjana ishte ajo që publikoi dhuratën e marrë në llogarinë e saj në Instagram, ku dukej një buqetë me trëndafila të kuq, ku mes tyre lexohej dhe shkronja L e formësuar me anë të trëndafilave të bardhë.

Dhurata, shoqërohej me një pusullë, ku në një pjesë lexohet: “më mungon”. Ndërsa mbi foto Ledjana shkroi: “Ndjehem e dashuruar”. Por, duket se Ledjana e rimendoi këtë postim, pasi vetëm një minut më vonë, fotoja nuk u gjend më në InstaStoryn e saj.

Ishte opinionisti i programit, Meridian Ramçaj ai i cili e kapi atë në moment dhe më vonë e ndau me ndjekësit, teksa fotos i bashkoi edhe një mesazh për Ledianën.

"Mesazh dashurie në ditën e të dashuruarve dhe dhurata pafund? Kujt i mungon Ledjana sot dhe me kë ndihet e dashuruar? Urime Ledjana, por t’i kishe mbajtur më gjatë fotot pasi ishin të bukura dhe të ndjera”, ka shkruar Meridiani.

auto_led1613314657.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039031505584717