INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xheloze?! Konkurrentja e re u bë “mollë sherri”, Mevlani i futet te dhoma e zhveshjes Ledjanës: Ik po të them…

Xheloze?! Konkurrentja e re u bë “mollë sherri”, Mevlani i futet te dhoma e zhveshjes Ledjanës: Ik po të them…

Publikuar më: 11:28 26-01-2021

Në puntatën e “Përputhen Prime”, Ledjana u bë xheloze pasi konkurrentja më e re, Antonela, shprehu pëlqimin e saj për Mevlanin. Së fundmi, janë publikuar disa pamje nga prapaskenat, ku Mevlani i ka shkuar nga pas Ledjanës që të sqaroheshin dhe është futur tek dhomat e zhveshjes.

Pjesë nga biseda në ‘backstage’:

Mevlani: U bere xheloze ti? Ca halli ke ti, të kapi xhelozia? (Nis ta ndjek nga mbrapa)

Ledjana: Ik po të them, po marr taksinë. Ik, ik, e kam seriozisht. Mevlani: U mësuan këto që iu shkojnë të gjithë nga mbrapa.

E menjëherë pas këtij regjistrimi, nis sërish debati në studio mes tyre. Ledjana i mëshon fjalëve që Mevlani ka thënë se është në emision për atë dhe Melisën.

Mevlani: Para dy javësh kur kam thënë që jam vetëm për 2 vajza për momentin.

Ledjana: E thua në moment dhe e ndryshon nesër

Mevlani: Skam bërë deklarata që do dal me ty dhe përfundon. Nga vajzat që ishin në studio, ke ngel vetëm ti, se njëra s’vlen më (për Melisën). Ka ardhur Antonela dhe ka shpreh një pëlqim ndaj meje, pse mos ta njoh edhe atë.

Mevlani: Këngët nuk bëhen përditë, e kam ndjerë për ty sepse e ndjeva. Nuk kam siguri se ti do dalësh me mua.

Ledjana: Nuk kam deklaruar që jam vetëm për 2 meshkuj këtu. Kam thënë që kam pëlqime. 

Article Logic
Execution time: 0.0031309127807617