INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledjana merr vendimin e rëndësishëm pas ''sherrit'' me Bora Zemanin, Melisa bën reagimin që s’pritej!

Ledjana merr vendimin e rëndësishëm pas ''sherrit'' me Bora Zemanin, Melisa bën reagimin që s’pritej!

Publikuar më: 13:32 19-01-2021

Së fundmi në "Përputhen Prime", Ledjana reagoi ashpër ndaj produksionit. Në emision u transmetua një pjesë e takimit të saj me Mevlanin, kur mendonte që kamerat ishin të fikura.

Ledjana e konsideroi "futje pas shpine nga produksioni", faktin që kamerat po xhironin kur takimi i tyre kishte mbaruar. Nisur nga kjo, moderatorja Bora Zemani i tha pse qëndron në emision me këto akuza.

Në puntatën e sotme të "Përputhen", Ledjana deklaroi se ka vendosur të largohet disa kohë nga programi. Ajo tha se i nevojitet një pauzë për të marrë veten dhe për t'u përshtatur. Melisa i kërkoi ndjesë nëse debatet e shumta mes tyre, e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666