INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fshiu shpejt! I keqpërdorin imazhin për këtë arsye, reagon ashpër Arbenita Ismajli! [FOTO]

E fshiu shpejt! I keqpërdorin imazhin për këtë arsye, reagon ashpër Arbenita Ismajli! [FOTO]

Publikuar më: 19:32 14-02-2021

Arbenita Ismajli është një nga modelet më të reja në botën e showbizzit shqiptar dhe një ndër më të preferuarat e publikut. Emri i saj bë kryesisht i famshëm që pas daljes publike si e dashura e reperit Fero. Bukuroshja shqiptare bie në sy për trupin e saj të bukur, ngjyrë çokollatë, si dhe tiparet e veçanta. Ajo shfaqet vazhdimisht natyrale, ndërkohë që merr pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram.

Arbenita shpesh herë është bërë pjesë e fushatave ndërkombëtare të modelingut si dhe ka qenë imazh i disa firmave të huaja.

Duke qenë e famshme, ka ndodhur që imazhin e saj ta keqpërdorin në rrjetet sociale apo aplikacionet e ndryshme dhe siç duket kjo e ka mërzitur pak Arbenitën.

Modelja simpatike ka publikuar së fundmi një foto në Instagram ku tregon se një aplikacion ka përdorur imazhin e saj pa të drejtë dhe pa marrë leje nga ajo.

“Interneti realisht ka nevojë për disa ligje dhe të drejtë. Ky është imazhi im dhe e kanë përdorur falas atë”, shkroi Arbenita bashkëngjitur fotos, të cilën e fshiu shpejt.

zvve.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0038948059082031