INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më mirë vetëm...''/ S’janë më bashkë? Arbenita reagon publikisht për ndarjen nga Fero! [FOTO]

''Më mirë vetëm...''/ S’janë më bashkë? Arbenita reagon publikisht për ndarjen nga Fero! [FOTO]

Publikuar më: 10:34 22-04-2020

Modelja Arbenita Ismajli e njohur kryesisht prej lidhjes së saj me reperin Fero, është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Ajo ndodhet aktualisht larg reperit e izoluar në Britaninë e Madhe ku ndodhej para mbylljes së kufijve prej Coronavirusit.

Disa postime të saj bënë që shumica e mediave rozë të aludonin për një ndarje mes tyre. Ajo postoi një foto në të cilën shkruhej: “Është më mirë të jesh vetëm, sesa të kesh dikë që është pjesërisht aty, ose nuk dëshiron të jetë aty.”

Megjithatë modelja ka vendosur që sot t’ua mbyllë gojën të gjithëve duke postuar në instagram një foto së bashku me reperin duke u përqafuar, madje kanë rindjekur njëri-tjetrin në këtë rrjet social.

gt.jpg

Kjo është një foto e vjetër e tyre, pasi ata vazhdojnë të jenë larg njëri tjetrit, por modelja e ka shoqëruar foton me një palë buzë që qeshin me të madhe, duke nënkuptuar se i ka lexuar thashethemet dhe ka vendosur të qeshë.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717