Prej disa ditësh banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë ngritur dyshimet se Semi ka një pëlqim të fortë për Granitin. Pasi ish-futbollisti u distancua nga Fifi, së cilës i tha se e sheh vetëm si motër, Semi është munduar të afrohet dhe të bisedojë me të.
semi jaupaj, granit cana
Ditën e djeshme, teksa ishin ulur pothuajse të gjithë në oborr, Graniti i tha Semit se ajo e ka provokuar dhe ka flirtuar me të. Sipas tij, këngëtarja ka dashur ta bëjë Fifin xheloze, prandaj e lejoi që të lahej në dush njëkohësisht me të disa javë më parë.
Pjesë nga biseda:
Graniti: Ti je kon ajo që më ke provoku!
Semi: E di ti marrëdhënien që ke me atë gocën.
Graniti: Më ke provoku, më ke ardh më ke mshu në byth!
Semi: Unë ashtu e kam karakterin, puna jote se si reagon.
Graniti: A po a? Me më provoku mu a?
Semi: Jo, me të provoku jo!
Graniti: Po. Sa herë e ke pa Fifin, e ke bo naj gjest. Ke naj inat ndaj asaj?
Semi: Jo, e ke pa ti kshu.
Graniti: Pse Fifi e ka pa pra ashtu? Fif, a tu ka duk provokim ça ka bo?
Semi: Kam thënë është mashkulli më seksi Graniti, prandaj. Ideja është e tillë që unë kam qenë duke u larë. Marrëdhënien që ke me atë e di ti. Nëse bëhet xheloze, mos të ishte fut fare. Unë jam la me Kledin, me Donaldin. ‘e kam problem me u fut në dush me të tjerë. (i referohet momentit kur Graniti u fut të lahej në dush gjatë kohës që brenda ishte Semi).
fifi semi jaupaj (2)
Ndërkohë, gjatë lojës së sinqeritetit, Semi tha se nuk është provokuar nga Graniti.
Pjesë nga biseda:
Iliri: Mendon se në ndonjë moment Graniti të ka ngacmuar?
Semi: Jo! Nuk e mendoj sinqerisht.
Pas mbylljes së spektaklit të martën, banorët u surprizuan nga vëllai i madh. Një DJ kishte ardhur brenda për ta dhe secili kishte mundësinë për të pirë edhe kokteje. Gjatë festës, Graniti u pa shumë i afërt me Semin dhe për këtë arsye, ish-futbollisti i tha këngëtares se ishte ajo që ka flirtuar me të dhe që e ka provokuar.








16 Nov 2025 





