Conor McGregor njoftoi dorëheqjen nga sporti i MMA-së. Ish-kampioni i peshave të rënda në UFC e dha këtë lajm nëpërmjet një mesazhi të shkurtër në Tëitter.
“Përshëndetje djema! Kam vendosur të tërhiqem nga MMA. U uroj të gjithë kolegëve të mi që të shohin përpara në këtë kompeticion. Tani u bashkohem ish-ortakëve të mi në pension”.- shkruante ai.
Pas humbjes me rivalin Khabib Nurmagomedov, Mcgregor tha se do të merrte hakmarrjen e tij duke e sfiduar përsëri në një duel, por ky veprim i fundit i tij i shokoi të gjithë. Së fundmi luftëtari thye telefonin e një fansi që kërkonte të bënte një foto me të, duke dëshmuar përsëri anën problematike jashtë ringut që ai po përballej.








5 Feb 2026 





