INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria harron Panuccin dhe rikthehet te fitorja, mposht me 3 gola Andorrën

Shqipëria harron Panuccin dhe rikthehet te fitorja, mposht me 3 gola Andorrën

Publikuar më: 22:53 25-03-2019

Shqipëria në ndeshjen e parë pas largimit të trajnerit Panucci, merr një fitore spektakolare dhe luan mjaft mirë. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 në transfertën ndaj Andorrës, duke marrë 3 pikët e parë në këto eliminatore. Një pjesë e parë perfektë, por në të dytën vuajtën edhe për shkak të terrenit me bar artificial.

Dy trajnerët Bulku dhe Mema bënë disa ndryshime të rëndësishme në formacionin bazë. Nga minuta e parë u aktivizua Aliji në krahun e majtë duke zënë vendin e Veselit, ndërkohë që në mesfushë Basha dhe Kaçe u preferuan në vend të Memushajt dhe Abrashit. Në sulm Grezda dhe Sadiku ishin dy risitë e dy trajnerëve që zgjodhën një formacion më sulmues. Fillimi ishte i vrullshëm për kuqezinjtë që vendosin menjëherë në vështirësi vendasit duke ushtruar presion shumë thellë në zonën e kundërshtarëve.

Uzuni dha sinjalin e parë që në sekondat e para, ndërkohë që në minutën e dytë, Eros Grezda u pengua krejtësisht në mënyrë të parregullt nga një Victor, por arbitri nuk vërshëlleu për penallti. Në minutën e 21-të, portieri i Andorrës, Gomes bën një gabim katastrofik duke i dhuruar topin Sadikut, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë “sferën” në rrjetë. Kuqezinjtë marrin zemër nga goli, teksa do të vijonin që të sulmonin portën e kundërshtarëve. Në minutën e 33-të,Uzuni del mjaft mirë në krahun e djathtë, pason në zonë atje ku topi shkoi rastësisht te Xhaka, por mesfushori ishte i pafat, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Në fundin e pjesës së parë Kaçe provoi në një goditje dënimi, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit pa krijuar rrezik në portën e kundërshtarëve.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kombëtares sonë, ndërkohë që në të dytën ritmi do të binte ndjeshëm. Kombëtarja jonë ka humbur freskinë fizike dhe shpesh herë vendoset në vështirësi në duelet në mesfushë. Kapiteni Hysaj është ndër më aktivët, por edhe ai nuk arri që të udhëheq ekipin që të dalë në aksione të rrezikshme sulmuese. Duke parë vështirësitë e ekipit Bulku dhe Mema hedhin në fushë dyshen Abrashi-Balaj në vend të Xhakës dhe Grezdës. Në minutën e 75-të, Uzuni driblon mjaft mirë dy kundërshtarë dhe më pas shërben në zonë për Sadikun, por bomberi elbasanas e tepron me një goditje nga një pozicion shumë i vështirë. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej vetëm në avantazhin e një goli, 3 minuta nga fundit Bekim Balaj mori një top në hyrje të zonë dhe me një qetësi olimpike mposhtë portierin Gomes, i cili devijon topin, por nuk arrin që të shmang golin. Në minutën e 6-të shtesë, Memushaj ekzekuton mjaft mirë një goditje dënimi, teksa topi i pritur nga Gomes do të shfrytëzohej mjaft mirë nga Abrashi, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë


ANDORRA-SHQIPERI 0-3

96’ GOOL Memushaj ekzekuton mjaft mirë një goditje dënimi, teksa topi i pritur nga Gomes do të shfrytëzohej mjaft mirë nga Abrashi, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë

87’ GOOL Bekim Balaj merr një top në hyrje të zonë dhe me një qetësi olimpike mposhtë portierin Gomes, i cili devijon topin, por nuk arrin që të shmang golin

75’ Uzuni driblon mjaft mirë dy kundërshtarë dhe më pas shërben në zonë për Sadikun, por bomberi elbasanas e tepron me një goditje nga një pozicion shumë i vështirë

59’ Lojë shumë e vakët në fraksionin e dytë, teksa Andorra ka fituar më shumë terren, duke tentuar me topa të rrezikshëm në zonë

44’ Ergys Kaçe provon nga një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit

33’ Uzuni del mjaft mirë në krahun e djathtë, pason në zonë atje ku topi shkoi rastësisht te Xhaka, por mesfushori ishte i pafat, duke e dërguar topin jashtë kuadratit

31’ Xhaka provon me një goditje të fortë nga një goditje dënimi nga një distancë e largët, por portieri i Andorrës këtë herë grushton topin

21’ GOOL Armando Sadiku kalon në avantazh kombëtaren tonë. Sulmuesi elbasanas përfiton më së miri nga një gabim i portierit vendas duke e dërguar topin në rrjetë

15’ Minuta më të qeta me vendasit, që bëhen më agresivë në mesfushë, por Shqipëria kontrollon lojën

2’ Kuqezinjtë e kanë nisur mjaft mirë, teksa Grezda pengohet shumë keq brenda zonës nga Victor, por arbitri heziton që të japë penallti

1’ Aksion i rrezikshëm që në minutën e parë i kuqezinjve. Një top nga e majta gjen në zonë Uzunin i cili gjuan, por sfera devijohet nga portieri i vendasve.

Article Logic
Execution time: 0.0035881996154785