INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet baxhoja në Shkodër, bllokohen 120 kg djathë i mykur

Mbyllet baxhoja në Shkodër, bllokohen 120 kg djathë i mykur

Publikuar më: 13:08 16-08-2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vijuar kontrollet për të monitoruar kushtet në të cilat prodhohen produktet ushqimore që shkojnë te konsumatori shqiptar. Inspektorët e AKU gjatë kontrolleve të ushtruara në Shkodër bllokuan një baxho pasi u gjetën 120 kg djathë të bardhe të mykur.

2.jpegNjoftimi i AKU
Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në stabilimentet e produkteve të qumështit dhe nën produktet e tij, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend.
Për sa më sipër u mor masë administrative gjobë 350.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit “djathë i bardhë” prej 120 kg, si dhe u morën mostra për analiza.

3_2.jpeg

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor (njësive të tregtimit e shërbimit) që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre. Gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832