INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motra e djalit të plagosur në Shkodër kërkon para për kurimin. Reagon halla: “Mos u mashtroni, nuk kërkojmë para”

Motra e djalit të plagosur në Shkodër kërkon para për kurimin. Reagon halla: “Mos u mashtroni, nuk kërkojmë para”

Publikuar më: 18:09 02-08-2017

Pas qarkullimit të një lajmi në media se motra e Hektor Zenunit djalit cili mbeti i plagosur në Shkodër si pasojë e shpërthimit të gazit, ndërsa babi i tij humbi jetën ka reaguar halla e tij. Fatmira Zenuni, halla e të riut që po merr trajtim mjekësor në Turqi pas shpërthimit të gazit në një lokal në Velipojë ka deklaruar se familja nuk po kërkon para për kurimin e Hektorit në Turqi. Gjatë një prononcimi në media halla e të riut ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një lajm të pavërtetë pasi familja ka mjaftueshëm para për të përballuar shpenzimet. . “Une i kam lexuar te gjitha lajmet ne rrjetet sociale dhe keto nuk jane te verteta. Kemi porositur avionin personal i kryqit te kuq dhe kemi paguar 15 mije Euro në Rinas dhe 25 mijë euro garanci për të hyrë në spital. Lajmi nuk është i vërtetë, ne kemi para mjaftueshëm, sa të mbajmë gjysmën e Shkodrës”-ka deklaruar Fatmira. Ajo ka listuar një sërë biznesesh e pasurish të paluajtshme që janë në pronësi të familjes, si një lokal që kushton 400 mijë euro, 10 apartamente në Velipojë , 4 apartamente në Shkodër dhe 3 makina luksoze. Sipas saj dikush po kërkon të abuzojë me emrin tyre për të zhvatur Shkodranet.

Article Logic
Execution time: 0.0039918422698975