INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elbasan. Krasta në flakë, Taulant Balla në aksion për shuarjen e zjarrit

Elbasan. Krasta në flakë, Taulant Balla në aksion për shuarjen e zjarrit

Publikuar më: 17:50 02-08-2017

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në mesditë një zone me pisha në Krastë të Elbasanit. Zjarri ka shpërthyer në anën lindore të kodrës dhe ka përparuar me shpejtësi drejt majës. Drejtuesi i PS-së për qarkun e Elbasanit, Taulant ka shkuar atje duke ju bashkuar aksionit të nisur nga zjarrfikësit dhe forcat të tjera për të vënë në kontroll flakët. Balla ka kërkuar ndihmën e helikopterëve, forcave speciale dhe zjarrfikëseve nga qytetet fqinje. Me anë të një postimi në facebook Balla ka bërë të ditur se të gjithë janë mobilizuar për të vënë zjarrin nën kontroll.

Statusi i Taulant Ballës
Ka nisur puna për vënien në kontroll të zjarrit në Krastë të Elbasanit. Ndërkohë pas kërkesës për mbështetje drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes janë nisur forca të specializuara të ushtrisë. Gjithashtu i kërkova Emergjencave Civile edhe mundësinë e përdorimit të helikopterëve zjarrfikës. Edhe bashkitë fqinje me Elbasanin po dërgojnë në ndihmë shërbimet e tyre zjarrfikëse. Forca policie dhe të shërbimit pyjor gjithashtu janë mobilizuar për të vënë zjarrin nën kontroll i cili po përparonte drejt majës dhe parkut të qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006