INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasojat e frikshme të ngrohjes globale. 150 milionë vdekje të parakohshme deri në 2050

Pasojat e frikshme të ngrohjes globale. 150 milionë vdekje të parakohshme deri në 2050

Publikuar më: 17:29 02-08-2017

Pasojat e ngrohjes globale vetëm në pak dekada do të jenë të frikshme. 150 milionë njerëz në gjithë botën parashikohet se do të vdesin deri në vitin 2050 si pasojë e ngrohjes globale. Shkencëtarët paralajmërojnë se rritja e nivelit të dioksidit të karbonit nga ngrohja globale do të zvogëlojë në mënyrë drastike sasinë e proteinave në prodhimet kryesore si oriz dhe grurë. Kjo do t'i lërë popullsitë vulnerabël në rrezik vdekje nga uria dhe të ekspozuar ndaj vdekjes së hershme, paralajmërojnë ekspertët. Rreth 76 për qind e njerëzve në Tokë mbështeten tek bimët për  marrjen e proteinave të tyre të përditshme. Vendet e Afrikës që tashmë po e përjeton urinë do të goditen më së shumti. Studimi i Universitetit të Harvardit,  hedh dritë mbi ndikimet e ngrohjes globale në nivelet e proteinave të kulturave, si orizi e gruri. Ata kryen eksperimente në terren  ku bimët ishin të ekspozuar ndaj përqendrimeve të larta të CO2. Studiuesit thonë se ende nuk e kuptojnë se si dhe pse emetimet e dioksidit të karbonit po ndikojnë te proteinat e bimëve. Një hipotezë është se CO2 mund të rris sasinë e niseshtës në bimë, duke zvogëluar proteinat dhe ushqyesit e tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557