INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi me 8 të plagosur në Shkodër. Gjykata lë në burg tre autorët e dyshuar

Shpërthimi me 8 të plagosur në Shkodër. Gjykata lë në burg tre autorët e dyshuar

Publikuar më: 12:23 11-02-2018

Gjykata e Shkodrës la në burg tre personat e arrestuar si bashkëpunëtor në atentatin me tritol të regjistruar në Shkodër në 13 janar të këtij viti. Nga shpërthimi i lëndës plasëse në lagjen Rus tetë persona u plagosën. Personat e akuzuar për këtë ngjarje janë Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta, të arrestuar në Elbasan gjatë një operacioni të policisë në bashkëpunim me prokurorinë. Të tre këta persona kanë mohuar akuzat ndërsa kanë deklaruar në sallën e gjyqit se nuk kanë qenë kurrë në Shkodër. Mësohet se Alger Lulaj punon për bashkinë e Elbasanit, duke e furnizuar me mallra të ndryshme këtë institucion, ndërsa dy të tjerët janë shitës. Lulaj dyshohet si autori kryesor i atentatit, ndërsa prokuroria ka si prova materiale pamjet e kamerave të sigurisë dhe përgjimet telefonike. Gjatë operacionit të ndalimit të tre personave të akuzuar u kap edhe makina me të cilën dyshohet se është transportuar nga Elbasani në Shkodër motori i cili u hodh në erë. Ky zbulim u bë nga kamerat e rrugës ku ndodhi ngjarja. Motori në të cilin ishte vendosur afro 900 gram tritol ishte parkuar pranë makinës se biznesmenit Lulzim Kulla dhe shpërthimi u bë me telekomandë. Kulla i cili u dëmtua rëndë dyshohet se ishte shënjestra e këtij atentati.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891