INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veshje kontrabandë në Rinas, arrestohet doganieri

Veshje kontrabandë në Rinas, arrestohet doganieri

Publikuar më: 13:04 16-08-2018

Një doganier në Rinas dhe një qytetar u arrestuan për tentativë të kalimit të mallrave kontrabandë dhe shpërdorim të detyrës. Specialistët e Seksionit për kontrollin e territorit në Komisariatin e Policisë Rinas, arrestuan në flagrancë Gerald Keta, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Geron Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë me detyrë doganier në doganën Rinas. Gerald Keta, në doganën Rinas tentoi të kalonte  mallra kontrabandë (veshje) në mënyrë të kundraligjshme, ndërsa Geron Hoxha, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur detyrën, ka lejuar 26 vjecarin që të kalonte mallrat kontrabandë.

Article Logic
Execution time: 0.0040380954742432