Ka përfunduar superdueli mes Argjentinës dhe Francës, në të cilën u shënuan plot 7 gola. Një ndeshje me shumë gola dhe emocione ku kishim disa herë edhe kthim rezultatesh.
Franca e nisi e avancuar pjesëne parë duke marrë një penallti prej Mbappes, e cila u kthye saktësisht në gol nga Griezmann. Një gol fantastik i Di Marias në minutën '41 krijoi idenë se Argjentina u rikthye në lojë pavarësisht inkursioneve të papërballueshme të dyshes Pogba-Mbappe.
Pjesa e dytë filloi vrullshëm dhe për herë të parë Argjentinasit kalojnë në avantazh me një gol të Mercados, i cili i bëri "çelestet" të ëndërrojnë. Por, jo. Pak minuta më vonë, fiks në '57, mbrojtësi Pavardi i ktheu reston golit të Di Marias duke siguruar barazimin në emër të francezëve. Fillimi i minutave '60 do të ishte edhe kulmi i spektaklit të golave nga Mbappe, i cili shënoi dy herë, në '64 dhe '68. Pak minuta kishin mbetur për Messin dhe shokët e tij dhe goli erdhi nga Aguero në minutën e '90 nga Aguero.
Kështu, Messi largohet nga Botërori duke mos lënë asnjë gjurmë të tijën, ndërsa "gjelat" francezë shkojnë bindës në fazën tjetër duke pritur kundërshtarin në ndeshjen mes Uruguajit dhe Portugalisë.
— X (@X68464838) June 30, 2018








6 Nov 2025 





