INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë – Argjentinë, këto janë disa fakte interesante rreth kësaj supersfide

Francë – Argjentinë, këto janë disa fakte interesante rreth kësaj supersfide

Publikuar më: 13:56 30-06-2018

Kupa e Botës ka hyrë në fazën finale të saj. Tashmë në këtë fazë kanë kaluar vetëm skuadrat më të forta të grupeve dhe faza e 18 ka sjellë supersfida. Një duel “titanësh” është edhe ai mes Francës dhe Argjentinës që do të luhet ditën e sotme. Për këtë supersfidë po ju sjellim edhe disa fakte dhe kuriozite rreth kësaj ndeshje.

Franca e ka mbyllur ndeshjen e fundit, të luajtur kundër Danimarkës, me një barazim 0-0 pasi kishte siguruar kualifikimin. Ai barazim ka qenë ndeshja e shtatë e “Les Blues” pa pësuar humbje (5 fitore, 2 barazime. Nga ana tjetër Argjentina disi arriti të futej në fazën e 1/8 të finales, përkundër faktit se nuk u shfaq plotësisht bindëse në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Nigerisë.

Pavarësisht historisë së pasur të këtyre dy kombëtareve, ato janë përballur në Kupën e Botës vetëm dy herë, me Argjentinën që i ka fituar të dy takimet. Në total, këto dy përfaqësuese janë ndeshur 10 herë, me argjentinasit që kanëregjistruar gjashtë fitore, ndërsa francezët vetëm 1. Tre takimet e tjerë janë mbyllur në barazim 0-0.

Ndeshja mes Francës dhe Argjentinës është e para mes të dyja përfaqësueseve në fazën e eliminimit direkt të një Kampionati Botëror. Të dy ekipet nuk kanë humbur asnjë nga pjesët e para të ndeshjeve që kanëluajtur deri tani në këtë Kupë të Botës.

Franca nuk ka humbur kurrë ndeshjen e katërt të Kupës së Botës (gjashtë ndeshje). Që prej humbjes nga Portugalia në Euro 2016, Franca është mposhtur vetëm një herë në 13 ndeshjet konkurruese (12 fitore, 3 barazime). Në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Francës në Kupën e Botës, vetëm një skuadër ka arritur të shënojë. Franca nuk ka humbur në fazën e eliminimit direkt në tetë ndeshjeve të fundit ndaj kundërshtarëve amerikano-latin. Hera e fundit kur ndodhi kjo ishte pikërisht ndaj Argjentinës në vitin 1978

Article Logic
Execution time: 0.0036628246307373