INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mavraj “shpërfill” Lorik Canën: “Kombëtarja nuk ka pasur kurrë lider, trajneri ka mbështetjen e të gjithë çunave...”

Mavraj “shpërfill” Lorik Canën: “Kombëtarja nuk ka pasur kurrë lider, trajneri ka mbështetjen e të gjithë çunave...”

Publikuar më: 19:23 19-11-2018

Kapiteni Mërgim Mavraj së bashku me trajnerin Panuçi dolën sot në konferencë për shtyp përpara ndeshjes me Uellsi-n. Mavraj bëri disa deklarata

 

Së pari ai foli për zhvillimet në ndeshjen e fundit:
“Kemi biseduar pas ndeshjes, por edhe ditën pas ndeshjes. Nuk i kreva detyrat e mia si kapiten dhe si model. Kërkova falje, ndaj shokëve dhe trajnerit.”

Për largimin e trajneri-t Mavraj u shpreh se:
“Nëse ndodh kjo gjë, është e qartë që çdo pjesëtar i ekipit ka përgjegjësi.Më ka dhembur në shpirt kur dëgjoja në stadium tifozët, që ishin kundër trajnerit. Duam të bëjmë të pamundurën për të rregulluar gjërat.”

Sipas Mavraj kombëtares i mungojnë shumë gjëra, por mungesa e një lojtari cilësor që zhbllokon ndeshjet është më e rëndësishmja. Sipas tij ekipi ynë nuk ka pasur kurrë lider:
“Jemi Shqipëria, asnjëherë nuk kemi pasur lider. Janë vetëm 2 në botë”

Për ndeshjen e nesërme Mavraj tha se kombëtarja do të luajë edhe për Panuçin:
“Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri. Futbolli është futboll, ke sukses, s’ke sukses. Trajneri ka përkrahje maksimale nga çunat. Asnjëherë nuk ka ndodhur e kundërta. Nesër do luajmë edhe për trajnerin tonë.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0032670497894287