INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherret nuk kanë të ndalur! Panuçi ofendon gazetarin: “I paedukatë... qepe gojën kur flas unë”

Sherret nuk kanë të ndalur! Panuçi ofendon gazetarin: “I paedukatë... qepe gojën kur flas unë”

Publikuar më: 18:22 19-11-2018

Ishte mjaft i tensionuar Kristian Panuçi në konferencën e sotme. Duket sikur trajneri italian ka një mllef të fshehur me gazetarët sportivë, të cilët sipas tij në gjykimet që bëjnë nuk marrin parasysh shumë gjëra, si përshembull faktin që kombëtares tonë i mungojnë 14 lojtarë.
Por, në një episod situata “degradoi”, ku trajneri ka replikuar me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje replikat kanë qenë aq të ashpra sa Panuçi e ka quajtur të paedukatë gazetarin dhe i ka thënë ta qepte gojën ku tekniku ishte duke folur.

Më poshtë episodi: 

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuçi për të vazhduar punën?
Panuçi: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14 futbollistë…
Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.
Panuçi: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese. Më shqetëson shumë.
Gazetari: Nuk më intereson.
Panuçi: Më shiko në sy kur flas. Tregohu profesionist dhe serioz, mos shiko telefonin.
Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.
Panuçi: I paedukatë!
Gazetari: Gjithashtu…
Panuçi: Unë jam i edukuar!
Gazetari: Edhe unë…
Panuçi: Po më bën të qesh…
Ndërhyn Ilda Bejleri: Çfarë do ndryshojmë që nesër në lidhje me grupin?
Panuçi: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664