INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kërkuan shpesh kohëve të fundit, Shaqiri kualifikohet me Zvicrën dhe jep mesazhin: “Ja ku jam...”

E kërkuan shpesh kohëve të fundit, Shaqiri kualifikohet me Zvicrën dhe jep mesazhin: “Ja ku jam...”

Publikuar më: 19:30 19-11-2018

Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fitoren e djeshme të Zvicrës kundër Belgjikës, duke zyrtarizuar kështu kualifikimin e helvetikëve në raundin tjetër të Ligës së Kombeve. Shaqiri ishte lojtari që u pengua së fundmi të lozte në Champions League dhe u komentua gjerë nga rrjetet sociale.


Të gjithë po kërkonin një deklaratë nga lojtari, i cili nuk është prononcuar për mediat duke treguar se ai është njeriu që preferon të lërë punën të flasë për të dhe jo e anasjellta. Prandaj, pas fitores, në rrjetin social Twitter, Shaqiri ka shpërndarë mesazhin: “Final Four ja ku jemi! Krenar me këtë skuadër”.

 SHAQIRI_56546.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945