Ata janë një çift simpatik, të cilët kanë pushtuar mediat rozë në të gjithë botën dhe lidhja e tyre nuk përfshin vetëm pjesën dashurore, por edhe atë të biznesit, ku Ëanda Nara është njëkohësisht edhe menaxher-ja e Icardi-t.
Përveç suksesit të lojtarit në fushën e lojës, çifti është duke e shijuar shumë edhe pjesën private të jetës së tyre. Këtë fundjavë vajza e tyre kishte ditëlindjen dhe çifti vendosi të bënte një party fantastik, me të ftuar, ku nuk mungonin dhe VIP-a.
Party arriti kulmin e tij, kur Wanda Nara zbuloi dhuratën për vazjën e saj: Njëbrirësh me krifën rozë dhe padyshim ne ngelëm të mahnitur. Mëzi i dekoruar si kafsha magjike, mezi dallohej në syrin e parë, por në të vërtetë ai ishte një mëz i vogël.














27 Apr 2026 





