INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet video-ja/Momente të tmerrshme të rënies së helikopteri-t në stadiumin e Leicester

Zbulohet video-ja/Momente të tmerrshme të rënies së helikopteri-t në stadiumin e Leicester

Publikuar më: 19:15 29-10-2018

Aksidenti tragjik ku humbi jetën presidenti i Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, bashkë me katër persona të tjerë, ndodhi pas avarisë në motorrin e helikopterit që po i transportonte.

Një goditje e fortë, zhurmë dhe flakët më pas kanë qenë pamja e tmerrshme në sytë e personave që janë ndodhur në vendngjarje, në një parking ngjitur me stadiumin. Piloti i helikopterit u tregua hero duke e manovruar me aq sa mundi mjetin, për të mos rënë mbi rrugën kryesore dhe për të mos zmardhuar dhe më shumë këtë tragjedi.

Por, ajo që njerëzit deri tani nuk kishin parë është se si helikopteri humbi kuotë, duke rënë më pas disa metra larg stadiumit. Kjo video tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes, që nga ngjitja e helikopterit deri te rënia e tij teksa bëri rrotullim 360 gradë rreth vetes, duke u përplasur më pas në tokë dhe shpërthyer.

 

Momenti i perplasjes se helikopterit on Vidnews.

Article Logic
Execution time: 0.0035197734832764