Mbas humbjes së turpshme në “El Classico” për Real Madridi-n kritikat nuk kanë të mbaruar. Përveç trajnerit që është një nga njerëzit më të sulmuar, tashmë ish-drejtori sportiv i klubit Valdano ka kritikat e tij për lojtarët e ekipit dhe veçanërisht për Gareth Bale.
Valdano tha se njerëzit e konsiderojnë Bale një lojtar të përmasave botërore për çmimin e tij, por ai nuk është i tillë. “Real Madrid-i nuk po ja nxjerr vlerën që ka paguar për të. Ai mendon se vlen shumë dhe sillet si egoist në fushën e lojës, kjo i prish punë skuadrës.” – u shpreh më tej Valdano.
“Ne vazhdojmë ta matim Bale me çmimin e tij dhe kjo situatë po bëhet qesharake.” - e mbylli fjalën e tij ish-drejtori sportiv. Ai gjithashtu dha edhe disa sugjerime për trajnerin e ardhshëm, duke thënë se Rei Martinez do ishte emri i duhur për pankinën e Real Madrid dhe jo Conte.








27 Apr 2026 





