INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mashtroi qeverinë shqiptare, arrestohet i shumëkërkuari. Çfarë i tha policisë?

Mashtroi qeverinë shqiptare, arrestohet i shumëkërkuari. Çfarë i tha policisë?

Publikuar më: 11:46 24-01-2019

Arrestohet në Terni të Italisë, 58-vjeçari i kërkuar në të gjithë Europën për mashtrim të qeverisë shqiptare. Ai u zbulua nga patrulla e policisë pasi kishte lënë valixhen në hotelin e qytetit.

Në momentet që u ndalua, 58-vjeçari i tha policisë se kishte mbërritur në qytet për biznes, por gjatë kontrollit bankar, por kontrolli në bazën e të dhënave raportoi dënimin e lëshuar kundër tij nga Gjykata e Tiranës.

Vendimi i gjyqtarëve shqiptarë erdhi shkurtin e kaluar, ku rezultoi se ishte dënuar me 10 vjet burgim për mashtrim ndaj qeverisë shqiptare, për prodhimin e dokumenteve të rreme.

Mashtruesi është arrestuar dhe është dërguar në burg deri në pritje të ekstradimit të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0032401084899902