INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parandalohet tragjedia, sherri mes 2 shokëve për pak nuk përfundoi me viktima

Parandalohet tragjedia, sherri mes 2 shokëve për pak nuk përfundoi me viktima

Publikuar më: 11:28 19-11-2018

Në Shkodër një sherr i momentit mes dy shokëve për pak sa nuk përfundoi me viktima. Sherri ka ndodhur në një lokal, në lagjen “Vasil Shanto”

Policia e Shkodrës njoftoi këtë paradite se ka parandaluar një konflikt mes dy të shokëve, të cilët kanë përdorur dhe armë, duke qëlluar në ajër.
Në njoftimin e bërë policia lokale bën me dije se ka arrestuar 4 persona, shok me njëri-tjetrin, dy të cilët ishin përfshirë në konflikt dhe dy të tjerë për moskallzim krimi.


Njoftimi i policisë


Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku njëri prej shtetasve ka qëlluar në ajër me pistoletë.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shokët e tyre për “Moskallzim krimi”.

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. D, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal

K.Sh, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

A.B, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 300 dhe 278 të Kodit Penal

E.B, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një lokal, shtetasi E. D, është konfliktuar me shtetasin E. B.
Shtetasi E.D, në largim e sipër ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.


Me marrjen e njoftimit, Policia ka reaguar në kohë, duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi, (shokë të tyre). Policia po vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi E. D.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451