INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mashtrimet me taksat/ BE, Shqipëria po rrezikon fondet aktualisht në zonën gri

Mashtrimet me taksat/ BE, Shqipëria po rrezikon fondet aktualisht në zonën gri

Publikuar më: 10:35 03-09-2019

Një raport i Bashkimit Europian rendit Shqipërinë në zonën gri sa i përket mashtrimit dhe evazionit me taksat. Ky abuzim mund të na kushtojë ndalimin e fondve, pasi Komisioni Evropian ka disa vite që po punon për të përmirësuar qeverisjen e mirë të taksave në nivel global me qëllim që të maksimizojë përpjekjet për taksimin e drejtë. Lista e mashtrimit me taksat përditësohet dhe këtë vit rezultojnë 11 shtete në listën e zezë dhe 36 në zonën gri, këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Sa për sqarim, lista e zezë përmban vendet që nuk janë bashkëpunuese dhe nuk aplikojnë rregulla për taksim të drejtë, ndërsa në listën gri janë të përfshira vendet që kanë probleme me taksimin e drejtë, kanë pranuar të bashkëpunojnë, por pa rezultat. Shqipëria rrezikon shumë, pasi është në limite për të hyrë në listën e zezë. Nëse nuk merr në konsideratë rekomandimet e BE-së rrezikojmë të hyjmë në listën e zezë në vitin 2020 dhe në qoftëse s’ja dalim dot një nga masat është edhe ndalimi i fondeve nga agjencitë e BE-së dhe kjo do na kushtojë shumë.
Eksperët e KE-së do të vazhdojnë të monitorojë nga afër Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e tjera në botë që janë pjesë e projektit me qëllim ndalimin e abuzimeve me taksat dhe evazionin.

Article Logic
Execution time: 0.0032508373260498