INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A keni një aktor të preferuar? Ky aplikacion ju bën pjesë të filmave në vetëm pak sekonda

A keni një aktor të preferuar? Ky aplikacion ju bën pjesë të filmave në vetëm pak sekonda

Publikuar më: 10:26 03-09-2019

Nëse keni një aktor të preferuar, tashmë është momenti që mund të luani në një film pranë tij dhe kjo falë teknologjisë.

Së fundmi është krijuar aplikacioni ‘’ZAO’’. Me këtë aplikacionin përdoruesit mund të krijojnë menjëherë deepfake duke përdorur fytyrën e tyre në vend të një personi të famshëm.

Përdoruesit mjafton të ngarkojnë një selfie në aplikacion, i cili menjëherë e shkrin me fytyrën e yjeve të famshëm si Leonardo Di Caprio, Sheldon nga Teori Bing Bang dhe John Bradley nga Game of Thrones.

Fytyra juaj menjëherë shfaqet në skenën e filmit të aktorit të përzgjedhur gjatë një skene të caktuar.

Aplikacioni është krijuar nga media sociale Momo dhe është bërë shumë popullor që nga 30 gushti.

Sipas South China Morning Post, postimet me hashtag #zao janë parë nga më shumë se 8 milionë njerëz në Weibo, versionin Kinez të Twitter.

Por, ndërsa aplikacioni u bë viral, një numër i konsiderueshëm përdoruesish u ankuan se ky aplikacion mund t’ju rrezikojë privatësinë atyre. Një pjesë e marrëveshjes së përdoruesit deklaron që konsumatorët autorizojnë imazhet e tyre që ‘Zao’ ti përdori ato për qëllime marketingu.

Menjëherë pas ankesave të përdoruesve, kompania në një deklaratë për mediat u shpreh se po punojnë për të rregulluar të gjitha opsionet që cenojnë privatësinë.

zaoja.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924