INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në ditën e parë të shkollës, i sapoliruari nga burgu vret 8 nxënës të një shkolle

Tragjedi në ditën e parë të shkollës, i sapoliruari nga burgu vret 8 nxënës të një shkolle

Publikuar më: 09:47 03-09-2019

Të paktën tetë fëmijë të një shkolle filloreje janë vrarë në ditën e parë të shkollës.

Tragjedia është regjistruar në një fshat të Kinës, ku mbetën të plagosur edhe dy nxënës të tjerë.

Sipas mediave ndërkombëtare autor i tragjedisë është një 40-vjeçar i arrestuar tashmë nga policia.

Autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje për ngjarjen duke u shprehur se 40-vjeçari në muajin qershor kishte dalë nga burgu. Ai kishte qënë i dënuar për vrasje.

Ende nuk raportohet për një bilanc final. Autoritetet bëjnë me dije se shkollat në Kinë në vitet e fundit janë goditur nga sulme të ndryshme.

Në tetor të 2018 një grua plagosi 14 fëmijë në një kopësht ndërsa një tjetër person vrau 9 nxënës gjimnazistë që po ktheheshin në shtëpi.

Article Logic
Execution time: 0.003201961517334