INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masat për CORONAVIRUS/ Anulohet koncerti i MALUMAS në Tiranë? [FOTO]

Masat për CORONAVIRUS/ Anulohet koncerti i MALUMAS në Tiranë? [FOTO]

Publikuar më: 14:32 09-03-2020

Sigurisht që Maluma ka shumë fansa në vendin tonë dhe ata ishin bërë gati për ta ndjekur nga afër këngëtarin latin, mirëpo mesa duket për fat të keq nuk do kenë mundësi të shijojnë koncertin e tij në Tiranë.

Me vendim qeverie është anuluar çdo aktivitet të paktën deri me 3 prill, për shkak të përhapjes së Coronavirusit. Në kuadër të këtij vendimi janë anuluar edhe aktivitetet që ishin programuar për festimet e ditës së Verës, më 14 mars.

Kështu, lart e poshtë po flitet edhe për pezullimin e koncertit që do të mbahet ditën e verës në Tiranë, ku do të performojë edhe këngëtari me famë botërore, Maluma.

Pas këtyre lajmeve, organizatorët e eventit kanë reaguar, duke njoftuar se koncerti ende nuk është anuluar dhe pritet një njoftim zyrtar.

Ju lutem prisni një njoftim zyrtar nga organizatorët e koncertit. Janë publikuar nga portalet që koncerti është anuluar dhe s’është e vërtetë. C’do gjë do të bëhet e ditur së shpejti.”- shkruan njëri prej organizatorëve në postim.

ARNIII.jpeg

 

Gazeta Shqiptare pyeti pranë organizatorëve, të cilët konfirmuan lajmin për anulimin e koncertit. Kujtojmë se të shumtë ishin fansat që kishin blerë tanimë biletat për koncertin e tij, por edhe biletat ekstra, me të cilat do të mund të takonin idhullin e tyre. 

Pra të gjitha gjasat janë që të anulohet si koncert nisur nga vendimi i qeverisë, mirëpo deri në një njoftim tjetër të organizatorëve, s'na mbetet gjë tjetër, vecse të presim.

behbi.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0026340484619141