INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dora vetë MALUMA sapo konfirmoi ardhjen në TIRANË! Ja sa do kushtojnë biletat! [VIDEO]

Dora vetë MALUMA sapo konfirmoi ardhjen në TIRANË! Ja sa do kushtojnë biletat! [VIDEO]

Publikuar më: 15:41 04-02-2020

Prej disa javësh është përfolur për koncertin e Malumas në Tiranë dhe tashmë është konfirmuar nga këngëtari. Ai do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë tek sheshi “Nënë Tereza” në datën 14 mars dhe më në fund ka konfirmuar datën e koncertit.

TIREN.jpg

Pas koncertit në Selanik, këngëtari do të vijë në Shqipëri për të festuar bashkë me ne festën e Ditës së Verës. Deri tani janë zbuluar disa detaje nga koncerti i tij, mes tyre edhe çmimi i biletave. Shifrat variojnë nga 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën e quajtur Cherry, e cila ndodhet pranë skenës, deri në 3000 lekë të rinj (25 euro) për një vend në zonën Mimosa.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045440196990967