INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhuni gati për të kërcyer! Zbulohen DETAJET nga koncerti i MALUMAS në TIRANË, ja sa do kushtojnë biletat! [FOTO]

Bëhuni gati për të kërcyer! Zbulohen DETAJET nga koncerti i MALUMAS në TIRANË, ja sa do kushtojnë biletat! [FOTO]

Publikuar më: 12:32 29-01-2020

Prej disa ditësh “Iconstyle.al” ka konfirmuar lajmin e ardhjes së këngëtarit me famë botërore, Maluma në Tiranë. Për herë të parë ai do të mbajë koncert madhështor në vendin tonë dhe detajet e para janë zbuluar.

Këngëtari i shumë hiteve, do të vijë në Tiranë më 14 mars, për të festuar me ne festën e Ditës së Verës. Pas daljes së këtij detaji, u vu re se në website-n ku Maluma tregon për koncertet e tij, mungonte opsioni i biletave.

Prandaj, në media qarkulloi një lajm ku thuhej se këngëtari do të vinte në Tiranë vetëm për të bërë takim me fansat dhe t’u japë dhuratë diçka personale. E gjitha kjo kushton 370 dollarë.

Megjithatë, kjo rezulton të mos jetë e vërtetë. Burime të sigurta për “Iconstyle.al”, kanë treguar se Maluma do të mbajë koncert më 14 mars dhe çdo gjë do të jetë me standarte botërore. Ai do të performojë këngët e tij më të njohura, ato që na kanë bërë të kërcejmë kudo.

MAKTTT.jpg

 

Gjithashtu, burimi tregon se koncerti do të mbahet në darkë dhe biletat dalin në shitje shumë shpejt, ndoshta këtë javë.

Çmimi i tyre do të jetë shumë më i lirë se 370 dollarë që u tha!

PUSHIM.png

Article Logic
Execution time: 0.0021438598632812