INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot femrat lënë kokën pas Malumës, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si dukej ai para se të bëhej i famshëm?! [FOTO]

Sot femrat lënë kokën pas Malumës, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si dukej ai para se të bëhej i famshëm?! [FOTO]

Publikuar më: 10:12 07-09-2019

Maluma është një ndër këngëtarët më të famshëm në botë që mund të themi pa frikë ka rrëmbyer zemrat e shumë femrave. Ai ka bërë namin në playlistat muzikore latine dhe botërore duke gjeneruar shumë klikime në YouTube e gjithashtu duke fituar shumë çmime ndërkombëtarë. 

Ai numëron me miliarda klikime në YouTube dhe është padiskutim një ndër këngëtarët më të dëgjuar.

maluma-cambio-de-look-met-gala-2019-.jpg

Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten se si ka qenë ai i vogël?!

Së fundmi, këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij në llogarinë e Instagramit një foto të vjetër të tijën, ku shfaqet në moshë shumë të vogël.

Ai ka shihet duke qeshur, ndërsa ne na bie në sy fakti që Maluma s’paska ndryshuar aspak.

Maluma ka ruajtur të njëjtat tipare që prej vogëlisë dhe ka ende të njëjtin shikim të ëmbël në sy.

Ju rikujtojmë se këtë verë Maluma ka sjellë disa prej hiteve më të njohura, si “Hola Senorita”, “11 PM”, “Medellin” etj. Ky i fundit ishte një bashkëpunim me Madonën, i cili bëri bujë të madhe në media.

67837154_2982447331826893_3621563138844979007_n.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033040046691895