INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Martesat homoseksuale? Habit Dasara Karaiskaj : ‘Jam zana e Gay-ve…’

Martesat homoseksuale? Habit Dasara Karaiskaj : ‘Jam zana e Gay-ve…’

Publikuar më: 18:45 04-09-2018

Ishte një prej martesave që ka bërë më së shumti bujë këtë verë në mediat shqiptare, dhe kjo për vetë faktin se nuk ndodh shpesh që të dëgjojmë për martesa gay tek personazhet shqiptarë. 

E ndonëse ka kaluar disa javë, jehona e martesës së moderatorit Mishel Rrena dhe partnerit të tij vazhdon ende duke u rikthye në qëndër të vëmendjes në emisionin “Rudina”, në televizionin “Klan”.

E ftuar në emision, gazetarja Desara Karaiska u shpreh se vlerëson shumë kurajon e djalit për zgjedhjen e tij personale si dhe familjen që e ka përkrahur. Dasara pranoi se ka shumë miq që janë gay, madje e kanë pagëzuar si “Zana e Gay-ve”. Gjithesi, ajo nuk la pa nënvizuar faktin se nuk mbështet adoptimin e fëmijëve nga këto çifte.

“Kam shumë miq që janë gay! Jo edhe aq shumë mikesha që janë lezbike. Nuk i kam mirë marrëdhëniet me të. Madje më kanë pagëzuar edhe si ‘Zana e Gay-ve’” – tregoi Dasara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025100708007812