INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bënë të gjithë lëmsh! Arbana Osmani konfirmon se do prezantojë Big Brother VIP? Ja e vërteta! [FOTO]

U bënë të gjithë lëmsh! Arbana Osmani konfirmon se do prezantojë Big Brother VIP? Ja e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 18:38 04-09-2018

Big Brother është një ndër programet më të famshëm në gjithë botën, ky reality-show ka vite që transmetohet edhe në Shqipëri. Ndër figurat më të famshme që e karakterizon “Big”-un është Arbana Osmani, e cila e prezantoi për shumë vite, por gjatë një viti pause, këtë reality e moderoi Ledion Liço.

Edhe pse së fundmi u përfol se mund ta prezantonte këtë program Luana, por intv.al zbuloi se nuk është e vërtetë, pasi Luanën e do e shohim në tjetër emision (e shihni këtu). Ndërkohë edhe Ledioni së fundmi e ka mohuar këtë dhe emri që ngelet është Arbana. Mirëpo kjo e fundit nuk ka reaguar ende, por ditën e sotme shumë media shqiptare janë ngatërruar nga një fanse e moderatores e cila ka emrin e Arbanës në Instagram dhe ka mbi 13 mijë ndjekës.

Në foton e publikuar fansja shkruan se Big Brother VIP do ta drejtojë Osmani, duke u shprehur kështu: "Prezantusja e Big Brother VIP do jem une", postim ky që ka marrë rreth 2 mijë pëlqime. Por qetësohuni Arbana ende nuk ka konfirmuar gjë!/intv.al/

arii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032761096954346