INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani: Rama e ka të gjithë tepsinë për vete, të hajë deri sa të fryhet!

Manjani: Rama e ka të gjithë tepsinë për vete, të hajë deri sa të fryhet!

Publikuar më: 20:28 26-06-2017

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas rezultateve të parë që e nxjerrin Partinë Socialiste fituese. Manjani ironizon fitoren e Ramës dhe faktit që PS mund të qeverisë e vetme duke u shprehur se Rama ka fituar bastin. Por sipas ish-ministrit lideri i të majtës nuk e fitoi kryeministrinë, por i ajo mbeti në dorë!
‘Basti i fituar.Ky është i pari bast që fitoi Edi Rama. Disa ditë më parë shkruajta që "nëse e fiton këtë bast, ta gëzojë Shqipërinë"! Sot e përsëris: Ta gëzojë Shqipërinë! Sukses nuk i uroj dot, sepse nuk fitoi zgjedhjet, por bastin! Nuk fitoi programi, por barcoleta! Nuk e fitoi kryeministrinë, por i mbeti në dorë!” –shkruan Manjani në facebook ndërsa flet për idetë e rrezikshme të kryeministrit mbi demokracinë i bënë edhe këtë "urim".
“Ai donte të qeveriste vetëm, ja ku ja arriti kësaj dite! E ka të gjithë tepsinë për vete! Ta hajë deri sa të fryhet! E ardhmja?! Nuk e di! Askush se di! Dyshimet janë stërmunduese! Nuk pritet gjë e mirë! Idetë e rrezikshme të tij mbi demokracinë, liritë dhe sundimin e ligjit, vështirë të kenë pengesa!Shteti do jetë krejt në dorë të tij! Nuk ka më asnjë alibi që dikush po e pengon!”. Manjani është i bindur se vota është blerë.
“Sa për blerjen e votave: jam i bindur që janë blerë! Me para në dorë dhe relativisht masivisht! Kanabis solli potencial te madh financiar! Por, fajin më së pari e ka ai që e shet votën! "Shitësi" i votës është shitësi i demokracisë. Ky është rregulli bazë i llogjikës. Të tjerat janë stërhollime politike e ligjore! Nëse njerëzit e shesin lirinë e demokracinë, ka mbaruar çdo logjikë e metejshme! Blerësit ndjehen "legjitimë" ti nxjerrin ujët e zi çdo gjëje! Kundërshtarët e Ramës duhet tē kërkojnë arsyet e kësaj gjendje tek vetja dhe jo tek të tjerët. E sigurtë është që fituesi kishte strategji më të mirë”-shkruan ish-ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0040700435638428