INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qarqet ku PD humbi dhe kaloi forcë e 3 politike [VIDEO]

Publikuar më: 20:28 26-06-2017

Shkodra bastioni historik i demokratëve duket se do të qëndrojë edhe kësaj radhe në dorë të Partisë Demokratike. Nga projeksionet paraprake në 12 qarqet e vendit Partia Demokratike ka mundur të ketë avantazh nga socialistet në vetë dy qarte, në Shkodër dhe në Kukës. Zgjedhjet e së dielës, dhe rezultatet e deritanishme i kanë dhënë goditjen më të fortë Partisë Demokratike edhe në qarqet ku ajo prej vitesh ka qenë forca kryesore përgjatë gjithë viteve të tranzicionit. Duket se analiza, e cila do të vijë më vonë do të shohë nëse janë listat e përzgjedhura nga kryetari i partisë Lulzim Basha apo largimi i figurave kryesore pas shumë vitesh që kontribuojnë për selinë blu që kanë sjellë këtë rezultat kaq të dobët të demokratëve në zgjedhjet parlamentare. Por kur projeksionet flasin për një humbje të thellë të Partisë Demokratike, janë disa qarqe që kanë surprizuar për keq për selinë blu, të cilët e kaluan PD si forcë të tretë politike në 2 qarqe.
Por për herë të parë që prej themelimit të saj partia demokratike është forcë e tretë në Gjirokastër dhe në Berat. Në bazë të projeksioneve deri në koto momente në berat PD ka marrë 1 mandat ndërsa LSI 2 mandate deputetësh. Ndërsa në qarkun e Gjirokastër, ku PD e LSI marrin nga një deputet por demokratët kanë siguruar më pak vota se sa LSI.
Ndërkohë në Shkodër mund mos të quhet surprizë marrja e mandatit të deputetit nga Tom Doshi, një figurë politike më influencë të madhe në këtë qark, por logoja e partisë që e kandidoj. PSD arrin pas shumë vitesh të jetë në Parlament me një mandat deputeti, e cila drejtohet nga Skënder Gjinushi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824