INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani paralajmëron koalicion midis PS-PD: Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë

Manjani paralajmëron koalicion midis PS-PD: Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë

Publikuar më: 13:00 02-07-2017

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, paralajmëron se do të ketë një koalicion midis Partisë Socialiste dhe asaj për formimin e qeverisë. Manjani shkruan në facebook se është i sigurtë që ky plan egziston e se do hiqet një tepsi për tu vendosur një govatë.
Komenti i plotë i Ylli Manjani
Supozim jo pa bazë. Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën; mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes; shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion: Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD! Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç'është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE. Arsyeja e vërtetë: të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit! Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë! Jam i sigurtë qe ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë! Të shohim a do mund të realizohet!

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711