INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manchester United eliminohet nga kupa, Pogba ia këput me të qeshura [VIDEO]

Manchester United eliminohet nga kupa, Pogba ia këput me të qeshura [VIDEO]

Publikuar më: 10:19 26-09-2018

Paul Pogba postoi një video në Instagramin e tij, ku shfaqet duke qeshur në “Old Trafford”, ndërsa Manchester United u eliminua nga Frank Lampard dhe Derby County në Kupën e Ligës.

Të qeshurat e Pogba, i cili nuk u thirr për këtë ndeshje dhe Mourinho sapo i kishte hequr shiritin e kapitenit, së bashku me shokët e tij, Pereira dhe Shaw, nuk iu kanë pëlqyer tifozëve të Manchester United.

“Pogba nuk përfaqëson atë që një kapiten duhet të transmetojë te Manchester United, ndaj ia hoqëm shiritin e kapitenit, sepse klubi është mbi të gjithë”, – tha Mourinho përpara ndeshjes, kur ende mediat nuk e kishin publikuar videon.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045781135559082